LAJMI I FUNDIT:

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman.

Ai ka thënë se kanë biseduar për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e ardhshëm.

Mes tjerash, Lajçak është shprehur falënderues për mbështetjen e Gjermanisë në dialog.


“Patëm një shkëmbim të hapur she të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, ka shkruar emisari për dialogun. /Telegrafi/