LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se me sekretarin Guterres ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“I lumtur të takojë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres gjatë vizitës së tij sot në Bruksel.


Ne biseduam për angazhimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Lajçak në Twitter. /Telegrafi/