LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, Lajçak dhe komandanti i KFOR-it flasin për sigurinë

Zgjedhjet në veri, Lajçak dhe komandanti i KFOR-it flasin për sigurinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.

Lajçak në postim në Twitter ka thënë se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Jam falënderues për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për informatat e vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.


Hill: SHBA do t'i monitorojë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Hill: SHBA do t'i monitorojë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Por, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë.

Jablanoviq tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviqit
Lexo po ashtu Jablanoviq tërhiqet nga gara për kryetar të Leposaviqit

Për zgjedhjet për katër kryetarët në veri do të garojnë 11 kandidatë, dy prej të cilëve vijnë nga komuniteti serb.

Subjektet në garë janë: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kandidate e pavarur./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori