LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns.

Lajçak në llogarinë e tij zyrtare “X”, ka njoftuar se me deputeten Kearns kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe për dialogun për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.


“Kisha një diskutim të detajuar dhe të mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak./Telegrafi/