I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e së martës me krerët e partive opozitare.
Ai përmes një postimi në Twitter thotë se opozitës i treguan për dëmtimin e reputacionit të Kosovës.
“Bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpjegova partive opozitare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë të njëjtët janë takuar më pas edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku Lajçak përmes një tjetër postimi ka dhënë detaje nga takimi.
Ndërkohë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në përfundim të takimeve në Kosovë kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Kurti, me të cilën, siç u shpreh ai “Shtetet e Bashkuara kanë disa sfida”.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar Lajçak.
“Por kemi disa sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin. Dua të jem shumë i sinqertë. Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit tuaj më të fuqishëm. Më dhemb kur njerëzit mendojnë se disi ne po i drejtojmë marrëdhëniet tona dhe angazhimin tonë për Kosovën në dobi të Serbisë”, tha Escobar./Telegrafi/
🇺🇸 DAS Escobar, @USAmbKosovo and I also explained to Kosovo Albanian opposition parties the consequences of the current crisis and the damage to Kosovo’s international reputation. We asked them to support a political solution to defuse the tensions. pic.twitter.com/ofooed3OOA
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023