Lady Gaga raportohet se është fejuar me të dashurin Christian Carino.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtetin amerikan të New Yorkut, rrafsh një vit pas ndarjes nga aktori Taylor Kinney.


Këngëtarja 31-vjeçare ka kurorëzuar dashurinë me 48-vjecarin në mënyrë të fshehtë pasi mori lejen prej të atit.

gaga 1

Sipas Us Weekly, çifti ka ndërprerë planet për martesë për momentin pasi që këngëtarja ka probleme shëndetësore.

Gaga kujtojmë se kohët e fundit ka anuluar të gjitha koncertet pasi që vuan nga sëmundja “fibromyalgia”, e cila përfshin dhimbje kronike të muskujve, lodhje dhe probleme me gjumin.

zz

Por, Gaga ka premtuar që shumë shpejt do zhvillojë turneun e titulluar “Born To Dare”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar edhe në albumin e ri, i cili pritet të dal në shtije gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/