Lady Gaga ka publikuar videoklipin e ri “The Dead Dance”, realizuar në bashkëpunim me regjisorin Tim Burton.

Projekti përkon me debutimin e saj si aktore e ftuar në sezonin e dytë të serialit Wednesday, ku këngëtarja 39-vjeçare shfaqet si mësuesja Rosaline Rotwood.


Videoklipi u xhirua në Isla de las Munecas në Meksikë, të njohur si “Ishulli i Kukullave”. Në pamje, Gaga shndërrohet në një kukull të frikshme, rrethuar nga dhjetëra lodra, përpara se t’i gjallërojë ato me vallëzimin e saj, shkruan DailyMail.

101863027 15068627 image a 3 1757061869956

Videoja alternon bardhë e zi me shpërthime ngjyrash, duke i dhënë një atmosferë rrëqethëse tipike për stilin e Burton.

Kënga, e përshkruar si një elektro-pop me frymë të viteve të 80-ta, u shkrua posaçërisht për Wednesday pas suksesit viral të “Bloody Mary” në sezonin e parë.

101863513 15068627 image a 4 1757061913838

Gaga e përshkroi si një projekt personal, duke thënë se frymëzimi erdhi nga fundi i një lidhjeje, por edhe nga ideja për të gjetur gëzim me miqtë pas periudhave të vështira.

“The Dead Dance” ka marrë reagime pozitive nga kritika. Billboard e quajti një “këngë elektro-pop fantazmë”, ndërsa Rolling Stone e përshkroi si “një hit të fuqishëm për pistën e kërcimit”.

101863513 15068627 image a 4 1757061913838

Ndërkohë, NME vlerësoi energjinë e errët të videoklipit, duke theksuar elementët e tij të frikshëm dhe retro.

Videoklipi është realizuar me kostume nga Colleen Atwood dhe koreografi nga Parris Goebel, duke kombinuar estetikën teatrale të Gaga-s me stilin vizionar të Tim Burton. /Telegrafi/