Vozitja e veturës me të katër rrotat nuk është diçka e re. Makina dhe modele të ndryshme kanë zbatuar teknologjinë për dekada të tëra, duke përmirësuar trajtimin dhe stabilitetin e një makine.
Teknologjia shton kosto dhe ndërlikim, por një video e re nga Garage 54 në YouTube prezanton një zgjidhje më të lirë. Ekipi i Garage 54 shtoi 4 timonë tek Lada Samara e prodhuar në mesin e viteve 90të, secili timon e kontrollon një rrotë.
Vetura në fjalë më parë kishte 2 timonë, njëri i cili kontrollonte rrotat e përparme, ndërsa timoni tjetër kontrollonte rrotat e pasme. Por që modifikimet tjera i shtuan edhe 2 timonë tjerë në pjesën e pasme të Lada, duke kërkuar 4 persona për të drejtuar makinën, shkruan motor1, transmeton Telegrafi.
Vozitja e parë e veturës në pistë testuese nuk shkoi aq mirë. Shiriti i rrotave kthehej në tjetër drejtim, duke bërë që dy nga shoferët të shkonin në drejtim të kundërt me shoferët e tjerë, dhe mori pak kohë për ta kuptuar problemin. Pasi të gjithë nga 4 shoferët u dakorduan me njëri tjetrin, ata filluan që të përpiqeshin të kuptojnë se si ta kontrollojnë vozitjen e veturës.
Shoferët shkonin në drejtime të ndryshme në mënyrë që të mësojnë se çfarë është dhe se çfarë nuk është e mundshme të bëhej, dhe ndjekja e udhëzimeve nuk ishte gjithmonë e lehtë.
Vetura kishte vështirësi në disa raste, dhe vozitja jashtë kontrolli rezultoi në goditjen e murit të gomave dhe daljes nga pista në më shumë se një herë, por argëtimi i vozitjes në shpejtësi të ulët i mbajti të gjithë shoferët të sigurte nga ndonjë lëndim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj
Austriakët testojnë jelekët reflektues - rezultatet janë katastrofale
Furgoni i parë për kamping me energji diellore
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Paralajmëron shefi i Ford: Tarifat nënkuptojnë çmime më të larta për klientët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin