Moderatori i njohur Labinot Gashi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin "Lemza" të Tribuna Channel.

Mes shumë pyetjeve për karrierën dhe emisionin e ri, Labi ishte "i detyruar" të përgjigjej, ose në të kundërtën nëse apstentonte, mos-përgjigjen ndaj gazetetares duhej ta shlyente me veprim.


labi1

Në një prej momenteve, stafi i emisionit kishte përgatitur një insert për moderatorin duke i shfaqur tre personat e tij më të dashur në klip.

Labi emocionohet aq shumë gjatë emisionit, sa nuk përmbahet dot dhe shpërthen në lot.

labi4

Këtë moment mund ta ndiqni në video nga minuta 67. /Telegrafi/