LAJMI I FUNDIT:

Labi i gëzohet fitores së Albinës dhe familjes Kelmendi në Festivalin e RTSh-së: Çdo fitore e juaja në Eurovision është fitore edhe për shqiptarët

Labi i gëzohet fitores së Albinës dhe familjes Kelmendi në Festivalin e RTSh-së: Çdo fitore e juaja në Eurovision është fitore edhe për shqiptarët

Kanë ardhur reagime të ndryshme pas fitores së Albinës dhe familjes Kelmendi në Festivalin e Këngës në RTSh.

Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje” fituan vendin e parë nga votat e publikut gjë që ua mundëson përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2023.

Ky sukses i këngëtares shqiptare ka gëzuar edhe artisti tjetër, Labinot Tahiri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Albina është një vajzë me merita dhe me një ‘pushkë’.


Foto: Labinot Tahiri/Facebook

“Urime Albina Kelmendi. Mirëmëngjesi Kosovë! Mirëmëngjesi Shqipëri dhe shqiptar nga do që jeni. E dashura jonë, vajzë me meritë, artistja me një zë pushkë dhe zë brilant që të ngjall shpirtin në skenë, do ta përfaqësojë Shqipërinë nënë atje në Eurovision. Albina dhe familja Kelmendi, ju urojë shumë suksese. Ju uroj suksese përtej asaj që quhet kolegë, sepse çdo fitore e juaja atje në Eurovision është fitore edhe për ne shqiptarët. Dje e kam përkrahur sot u zgjova me lajmin e gëzuar. Me dashuri dhe respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar Labi në postim.

Ndërkohë, theksojmë që çmimin e parë të jurisë e fitoi Elsa Lila me këngën “Evita”, të dytin Albina dhe familja Kelmendi ndërsa atë të tretë 2Farm me këngën “Atomike”.

Fitues të edicioni të fundit të Eurovision ishte shteti i Ukrainës dhe në pamundësi për t’u mbajtur atje për shkak të luftës, ai mbahet në Liverpool të Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Kalo në kategori