Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot Rexhës.

Këngëtari i hodhi akuza të shumta për lojën në këtë format, duke i thënë se nuk ka lojë, por sillet vetëm historisë së saj dhe raportit me Klodin.


Një debat i madh ndodhi edhe në Prime, ku Labi në një moment e quajti edhe të pandershme.

Foto: Instagram

"Historia jote të ka sjell këtu ku je, ti nuk ke lojë. Ti je ajo femra që e prish një çift", tha ai.

Elijona ia ktheu: "Ti e ke sjell brenda. Kur jam mbrojtur unë, ma sqaro fjalën viktimizim. Edhe më trego kur kam qarë në debate me ty. Nuk e kam përdorur moshën për pro as kundër. Asnjëherë nuk jam viktimizuar".

Foto: Instagram

Artisti shqiptar e akuzoi se po ndërhyn në lidhjen e Klodit që ka jashtë me të dashurën nga Italia.

Kjo përplasje kaloi në ofendime të mëdha dhe nuk arriti në një përfundim. /Telegrafi/