Lionel Messi dhe Neymar që të dy shënuan nga dy gola secili për t’i dhënë Barcelonës fitoren 4-0 ndaj Elche dhe që të dy pushtojnë vijën e parë në ekipin e javës.

Ata shoqërohen në sulm nga Gareth Bale i cili asistoi në një dhe shënoi një tjetër në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Cordobas, ku Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq


Edhe pse fitoi me vështirësi ndaj Cordobas, Reali vazhdon të mbetet në La Liga, i ndjekur nga Barcelona me një pikë më pak dhe Atletico me katër më pak.

Fitore këtë javë shënuan edhe Real Sociedad, Villarreal, Espanyol, Valencia dhe Getafe, duke e lënë të hapur garën për pozitën e katërt tabelare.

Në vazhdim më të mirët e javës së 20-të në La Liga

Portier: Diego Alves (Valencia)

Mbrojtës: Gerard Pique (Barcelona); Mateo Musacchio (Villarreal); Joao Miranda (Atletico Madrid)

Mesfushorë: Salva Sevilla (Espanyol); Canas (Espanyol); Dani Parejo (Espanyol); Antoine Griezmann (Espanyol)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Neymar (Barcelona); Gareth Bale (Real Madrid)

/Telegrafi/

ekipi2

telegrafi sport app