LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Më të mirët e javës së 13-të

La Liga: Më të mirët e javës së 13-të

Cristiano Ronado udhëheq sulmin e skuadrës më të mirë të fundjavës në La Liga, i shoqëruar nga dy Carlos-a, Vela dhe Bacca.

Edhe pse nuk shënoi asnjë gol, Ronaldo asistoi në të dy golat, atë të Karim Benzema dhe atë të Gareth Bale në fitoren 2-1 ndaj Malagas.

Bacca shënoi dy gola për Sevillan, derisa Vela shënoi hat-trick për Real Sociedad, që shënoi fitoren e parë nën drejtimin e David Moyes, duke mposhtur Elchen me rezultat 3-0.

Nga mesfushorët, Sergio Busquets shënoi golin e fitores për Barcën, derisa Arda Turan impresionoi me një gol për Atleticon. Gael Kakuta shënoi golin e vetëm për Rayo Vallecanon ndaj Almerias dhe Jose Antonio Reyes u inkuadrua nga stoli për të asistuar në dy gola, në fitoren e thellë 5-1 të Sevillas ndaj Granadas.


Mbrojtësi i Valencas, Nicolas Otamendi ishte pengesë e pakalueshme për Blaugranët deri në minutën e fundit të ndeshjes, kur ata shënuan golin e fitores.

Krahas Otamendit në mbrojtjen e javës janë të përfshirë edhe Sergio Ramos, që tregoi paraqitje të qëndrueshme ndaj Malagas, dhe Diego Godit që impresiono në fioren 2-0 ndaj Deportivos.

Kjo është 11-shja më e mirë e javës në La Liga:

Portier: Claudio Bravo (Barcelona)

Mbrojtës: Nicolas Otamendi (Valencia); Sergio Ramos (Real Madrid); Diego Godin (Atletico Madrid)

Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelona); Arda Turan (Atletico Madrid); Gael Kakuta (Rayo Vallecano); Jose Antonio Reyes (Sevilla)

Sulmues: Carlos Bacca (Unai Emery); Carlos Vela (Real Sociedad); Cristiano Ronaldo (Real Madrid). /Telegrafi/