La Liga, Arda Turan ndër më të mirët e javës së 21-të

Barcelona ishte bindëse në triumfin prej 3-0 ndaj Malagas, ku veçojmë performancën e qendërmbrojtësit Gerard Pique.
Atletico Madridi mbajti hapin në fitoren prej 4-2 në udhëtim te Rayo Vallecano, në takimin ku Arda Turan realizoi dy gola.
Real Madridi ishte komod në fitoren prej 2-0 kundër Granadas, ndërsa Cristiano Ronaldo e ngriti në 22 numrin e golave në La Liga këtë sezon.
Athletic Bilbao ruan pozitën e katërt në tabelë pas fitores prej 5-1 në udhëtim te Osasuna. Në atë ndeshje shënoi dy gola sulmuesi Aritz Aduriz.
Formacioni i javës së 21-të në La Liga (3-4-3):
Portier: Keylor Navas (Levante).
Mbrojtës: Jesus Rueda (Valladolid), Gerard Pique (Barcelona), Hugo Mallo (Celta Vigo).
Mesfushorë: Arda Turan (Atletico Madrid), Ander Herrera (Athletic Bilbao), Jose Sosa (Atletico Madrid), Fabian Orellano (Celta Vigo).
Sulmues: Antoine Griezmann (Real Sociedad), Aritz Aduriz (Athletic Bilbao), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
/Telegrafi/




















































