LAJMI I FUNDIT:

LA Lakers trondit GSW-në, Spurs i kthehet fitoreve (Video)

LA Lakers trondit GSW-në, Spurs i kthehet fitoreve (Video)

Los Angeles Lakers ka tronditur nënkamionin Golden State Warriors, duke fituar në Staples Center me rezultat 117-97, pavarësisht se ekipi i Durant ishte favorit absolut në këtë takim.

Ekipi i Kevin Durant ishte favorit për këtë takim, sidomos pas fitores së thellë ndaj Oklahomas.

Megjithatë, Lakers të drejtuar nga Luke Ëalton u treguan të jashtzakonshëm, duke dominuar gjatë gjithë pjesës së parë, ku edhe u krijua epërsia e thellë, e cila u vulos në periodën e fundit.


Më të mirët në këtë takim te LA Lakers ishin Julius Randle me double double fantastik prej 20 pikësh e 14 kërcimesh, pasuar nga Williams me 20 pikë dhe D’Angelo Russell me 17 pikë. Shkëlqeu edhe i riu Brandon Ingram me 12 pikë të shënuara.

Te Golden State shënuan pikë dyshifrore plot gjashtë lojtarë, por kjo ishte e pamjaftueshme sepse performanca e pankinës ishte tejet e dobët në këtë takim.

Durant me 27 pikë ishtë më i miri në këtë takim, pasuar nga Green me 16 dhe Stephen Curry me 13 pikë e 11 asistime.

https://youtu.be/jW8OShtltMo

Spurs nga ana tjetër mundi pa probleme me rezultat 100-86 ekipin e Utash Jazz.

Te Spurs më i miri u tregua sërish Kawhi Leonard i cili vazhdoi formën e jashtzakonshme me një double double prej 29 pikësh, 11 kërcimesh dhe katër asistimesh, pasuar nga Aldridge me 19 pikë.

Spurs i hakmerret Jazz pas disfatës së shkaktuar nga këta të fundit në Teksas vetëm tri ditë më parë.

San Antonio Spurs vazhdon të udhëheqë në konferencën perëndimore me pesëfitore dhe vetëm një humbje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7jVZgwBmONc

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori