Në Maqedoninë e Veriut, ka forca politike që qëndrojnë prapa agjendës së vendit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, por ka të tjera që po e tërheqin vendin drejt unioneve të tjera ose të paktën po e devijojnë vendin nga rruga drejt BE-së, thotë lideri i liberalëve evropianë (ALDE) Eurodeputeti nga Rinovo Evropën/DPS dhe reporteri për vendin në PE, Ilhan Kyuchyuk, në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES.
Kyuchyuk në intervistë thotë se Maqedonia e Veriut padyshim po ecën në një rrugë të vështirë të konsolidimit rreth temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit. Anëtarësimi në NATO, thotë eurodeputeti, është një sukses i madh, si për BE-në, ashtu edhe për Bullgarinë dhe vendin, por siç shton ai, pyetja tjetër e madhe është se si vendi do ta realizojë plotësisht aspiratën e politikës së jashtme, ndërsa ajo kalon përmes anëtarësimit në BE-së.
Ai paralajmëron se në RMV-ja ka forca që e tërheqin shtetin drejt projekteve të tjera gjeopolitike.
“Ka forca politike që janë qartazi prapa agjendës së vendit për të qenë pjesë e BE-së, por ka të tjera që po e tërheqin vendin drejt unioneve të tjera ose të paktën po e ridrejtojnë vendin në rrugën drejt BE-së. Dhe në vetë shoqërinë maqedonase këto biseda bëhen”, thotë reporteri për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.
Sipas tij, duhet të diskutohet për politikën sociale dhe ekonomike, por për çështjen e së ardhmes së shtetit, për anëtarësimin në BE nuk mund të ketë këndvështrime të ndryshme.