Kylie Jenner tronditi fansat me çmimin e një jastëku të Pashkëve në rezidencën e saj me vlerë prej 33 milionë eurosh në Los Angeles, pasi ajo u akuzua për "ekspozim të pasurisë së saj".

Duket se edhe familja Kardashian pëlqen një pazar të lirë sa i përket blerjeve shtëpiake.


Kylie postoi një foto të një jastëku të adhurueshëm për Pashkët në Instagram Story.

Screenshot 23 4

Katër lepuj me siluetë ishin të qëndisura në një jastëk të hirtë me katër xhufka të bardha e me gëzof të bashkangjitur si bisht.

Ndërsa Kylie tregoi detajet e dekorimit brenda rezidencës së saj në Los Angeles, marka e artikullit tronditi shumicën e fansave.

kyliejenner 278826532 3068675113447916 6734864163437747807 n

Ylli i realitetit ka qenë nën kritika për "ekspozimin e pasurisë së saj" me postimin e fotove të jastëkëve, batanijeve dhe sendeve të tjera dekorative me vlerë mijëra euro.

Megjithatë, Kylie dukej se e kishte rrëmbyer këtë artikull të adhurueshëm nga “Home Goods”.

kyliejenner 278577155 681079066550625 1767650308351281674 n

Jastëku është renditur në faqen e internetit të “Home Goods” për 16 euro dhe madje u shënua në 11 euro, që është një rënie e madhe çmimi nga Kylie që shfaq një arush pelushi me vlerë 18 mijë euro në dhomën e djalit të saj. /Telegrafi/

kyliejenner 278574585 1015496229062096 7724057927014729216 n