Kylie Jenner konfirmoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fillim të këtij muaji.

Ajo duket se po admiron ndryshimet në trupin e saj, bazuar në postimet që bëri në Instagram.


Ylli shihej duke përkëdhelur barkun e saj teksa pozonte para pasqyrës në një nga dhomat e saj të ndërrimit.

Screenshot 3 55

Kylie dukej sikur ishte gati për motin e vjeshtës me një pallto ngjyrë hiri që e kishte zbërthyer për të zbuluar barkun e saj.

Ajo gjithashtu kishte veshur xhinse të errëta dhe një bluzë ​​ngjyrë krem që tregonte lirshëm barkun. Jenner kishte thonj të bardhë dhe unaza të trasha ari në gishtat e saj.

Screenshot 4 50

Kylie duket se ka dëshirë të tregoj barkun ndërsa shtatzënia e saj përparon, ashtu siç bëri në një fotografi të fundit nga makina të postuar të dielën.

Screenshot 5 40

Ajo vendosi kamerën poshtë për të treguar barkun dhe shkroi, "barku po rritet”, duke shtuar dy zemra.

Ndryshe, vendimi i saj për të anashkaluar Met Gala erdhi si një surprizë, pasi Kylie ishte fotografuar në disa ngjarje të Javës së Modës në New York vetëm disa ditë para ngjarjes. /Telegrafi/