Kylie Jenner dhe nëna e saj, Kris Jenner mirëpritën ardhjen e bashkëpunimit të tyre të ri me "Kylie Cosmetics" të marten (13 shtator) me shumë stil.

Koleksioni i ri, i cili është frymëzuar nga dashuria e 66-vjeçare për një martini cilësor dhe është planifikuar të lansohet të mërkurën, më 14 shtator.


Për të promovuar produktin e ri, 25-vjeçarja dhe nëna e saj ndanë një video të shkurtër në Instagram, ku u shfaqen mahnitëse të veshura tërësisht në të zeza.

62387719 11210375 image a 6 1663134996717

Klipi u hap në mënyrë të stilizuar me Kylie duke marrë një telefonatë nga nëna e saj. Kris dhe Kylie dolën së bashku për të bërë një paraqitje joshëse teksa dukeshin plotë elegancë.

62387691 11210375 image a 25 1663136566934

Kris ishte e veshur me një fustan të gjatë saten të zi me një të çarë të lartë për të treguar këmbët e saj.

Veshja përfshinte mëngë me pupla dhe për t'i shtuar hijeshi dukjes ajo mbante një palë syze dielli të zeza.

Monarku i Kardashian-Jenner kishte prerjen e saj standarde të flokëve me ngjyrë të zezë të stiluar në një mënyrë të shkëlqyeshme, por ajo shpejt e mbuloi atë me një kapelë të madhe të zezë.

62387703 11210375 image a 24 1663136561071

Kylie kishte veshur një bluzë të zezë korset, të zbukuruar me xhevahire shumëngjyrëshe dhe pjesën tjetër të veshjes e përshtati me dollakë të zeza që theksonte linjat e saj trupore.

Në fund të klipit, Kylie u pa e veshur në një korse latex të zezë më agresive dhe një fund të ngjashëm.

62387687 11210375 image a 31 1663137013876

Kris gjithashtu ndryshoi në një pamje të re që plotësonte Kylien me një dukje të ngjashme.

Më vonë të njëjtë ditë, Kylie ndau disa foto nga prapaskenat nga xhirimet e videos në faqen e saj të "Kylie Cosmetics" në Instagram.

62387689 11210375 image a 32 1663137016784

Një foto tregonte të dy duke dalë poshtë një perde të kuqe kadife,  ndërsa Kris mbante një martini në dorë dhe flisni përball një kamere.

Kujtojmë që ditët e fundit ishin të ngarkuara për nënën dhe të bijën e famshme, pasi ato bashkë bën edhe disa paraqitje televizive në kuadër të lansimit të koleksionit. /Telegrafi/