Aktorja Ester Exposito dhe futbollisti Kylian Mbappe kanë shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme, pasi së fundmi u panë së bashku në Madrid.

Ylli i serialit “Elite”, 26-vjeçarja Exposito, dhe sulmuesi francez i Real Madridit, 27-vjeçari Mbappe, u fotografuan të mërkurën, më 1 prill, në kryeqytetin e Spanjës, teksa përqafoheshin brenda një makine.


Spekulimet për një romancë të mundshme nisën rreth një muaj më parë, kur të dy u fotografuan në Paris duke hyrë në të njëjtin automjet. Në takimin e fundit në Madrid, Mbappe u pa duke pritur në makinë, ndërsa Exposito shkoi në një kafene aty pranë për të marrë një pije. Sapo u kthye në automjet, ata u përqafuan.

Foto: Backgrid

Mbappé konsiderohet aktualisht si një nga futbollistët më të mirë në botë. Revista prestigjioze Sports Illustrated e renditi së fundmi si lojtarin e dytë më të mirë që pritet të garojë në Kupën e Botës këtë vit. Ai gëzon gjithashtu popullaritet të jashtëzakonshëm në rrjete sociale, ku në Instagram ndiqet nga mbi 131 milionë persona.

Në anën tjetër, Ester Exposito është një aktore spanjolle që u bë e njohur globalisht falë rolit të Carla Roson Caleruege në serialin hit të Netflixit “Elite”.

Foto: Backgrid

Ajo ka pasur gjithashtu rol kryesor në një tjetër projekt të Netflixit, serialin “Bandidos”. Edhe Exposito ka një audiencë të madhe online, me mbi 24 milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Foto: Backgrid

Foto: Backgrid