Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
![Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/MOUNT_EREBUS-780x439.png)
Mali Erebus fsheh një nga vullkanet më aktivë në botë, i cili çdo ditë hedh rreth 80 gramë ar në ajrin e ftohtë të Antarktikut
Antarktiku është një kontinent i akullt me temperatura jashtëzakonisht të ulëta, por ka edhe aktivitet të fortë vullkanik.
Vullkani Erebus, i cili është një nga 138 vullkanet aktive në Antarktik, lëshon gaz çdo ditë, i cili përmban ar të kristalizuar, me vlerë, siç vlerësohet, pothuajse 6.000 dollarë. Megjithatë, mund të jetë e vështirë për të mbledhur ose hetuar më tej pasi mali nuk është lehtësisht i arritshëm.
Shumica e vullkaneve në Antarktik ndodhen në Antarktidën Perëndimore dhe Tokën Marie Berd. Ndërsa shumica e tyre janë në qetësi, tetë ose nëntë vullkane të Antarktidës konsiderohen aktive. Vetëm tre vullkane kanë shpërthyer në historinë e kohëve të fundit, megjithëse ishte shumë ndryshe në të kaluarën e largët.
Vullkani Erebus mban emrin e perëndisë së lashtë greke të errësirës dhe studiuesit theksojnë se ai shpërtheu “kur kapiteni Sir James Clark Ross e pa atë për herë të parë në 1841”.
Ekspertët kanë zbuluar afërsisht 80 gramë flori të kristalizuar në xhepat e gazit që emetohen nga mali Erebus, shkruan New York Post duke cituar një raport nga IFL Science, përcjell Telegrafi.
Sipas Conor Bacon i Observatorit të Tokës Lamont-Doherty në Universitetin Columbia në Nju-Jork, Erebus ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1972. Ai shtoi se mali është gjithashtu i njohur për përmbajtjen e një “liqeni llavë” në një nga krateret e majës së tij.
Aktiviteti vullkanik në të kaluarën
Hulumtimet e fundit të bazuara në koleksionin e bërthamave të akullit nga Antarktida sugjerojnë se kontinenti u shkatërrua nga shpërthime gjigante vullkanike gjatë epokës së fundit të akullit, shumë prej të cilave ishin më të mëdha se çdo shpërthim në historinë moderne.
Pluhuri vullkanik mund të gjendet në një rreze prej 1000 kilometrash nga vullkani, i cili ka një lartësi prej 3,795 metrash, shkruan IFL Science.
Pluhuri i arit është vetëm një nga grimcat e shumta të nxjerra nga vullkani nga Erebus, ndërsa është një nga vullkanet më famëkeq në planet për shkak të fatkeqësisë që ndodhi më 28 nëntor 1979. Më pas avioni në fluturimin 901 të kompanisë ajrore “Air New Zealand” goditi një nga shkëmbinjtë e vullkanit dhe të gjithë 257 personat që ndodheshin në avion u vranë.
Fluturimi ishte pjesë e programit promo të kësaj kompanie, i cili u mundësonte pasagjerëve të udhëtonin nga Auckland në Antarktidë dhe mbrapa, zgjaste 11 orë dhe përfshinte vështrim nga avioni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-380x233.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-380x233.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes--380x233.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-780x439.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s? Ç'tregon gjuha e trupit për ta?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
![Më shkul flokët, më gërvisht, më ngulfat: Katër arsye përse disa çifte e duan seksin e vrazhdë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/12/3445-780x439.jpg)
Më shkul flokët, më gërvisht, më ngulfat: Katër arsye përse disa çifte e duan seksin e vrazhdë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht