Ky ushtrim i thjeshtë për sytë mund të ndihmojë kundër humbjes së shikimit

Ne shikojmë vazhdimisht telefonat tanë dhe pajisjet e tjera, të cilat mund të çojnë në tendosje digjitale të syve dhe simptoma si sytë të thatë, dhimbje koke dhe acarim.
Fatmirësisht, një ushtrim i thjeshtë, i miratuar nga ekspertët, i cili merr vetëm pak sekonda, mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe ngadalësojnë shenjat e humbjes së shikimit!
Robert C. Layman, President i shoqatës Optometrike Amerikane, e rekomandon rregullin 20-20-20. Rregulli 20-20-20 do të thotë: Përderisa shikoni ekranin për një periudhë të gjatë, bëni një pauzë çdo 20 minuta për të parë gjashtë metra larg në distancë për 20 sekonda.
Mos harroni t’i mbyllni sytë herë pas here ndërsa po e bëni këtë për të shmangur tharjen e syve. Ky truk i’u jep syve tuaj një pushim shumë të nevojshëm nga ekspozimi i vazhdueshëm i dritës së kaltër që mund të shkaktojë simptoma të syve të thatë dhe dëmtim të shikimit.
Layman tha për Woman’s World pse rregulli 20-20-20 është kaq i rëndësishëm, veçanërisht kur plakemi: “Probleme të pakorrigjuara të shikimit si largpamësia dhe astigmatizmi, fokusimi i pamjaftueshëm i syve ose aftësitë e koordinimit të syve dhe ndryshimet e plakjes së syve, të tilla si presbiopia, të gjitha mund të kontribuojnë në zhvillimin e simptomave vizuale kur përdorni një kompjuter ose pajisje me ekran digjital”.
Ai tha: “Rreziku i problemeve të lidhura me shikimin është më i madh për të rriturit që kalojnë dy ose më shumë orë të vazhdueshme duke parë ekranet çdo ditë. Gjithashtu, hulumtimet e mëparshme vlerësojnë se të paktën 50 për qind e përdoruesve të kompjuterit kanë një formë problemesh që lidhen me shikimin për shkak të shikimit të vazhdueshëm të ekraneve të tyre”.
“Nëse asgjë nuk është bërë për të adresuar shkakun e problemit, simptomat do të vazhdojnë të përsëriten dhe ndoshta do të përkeqësohen me përdorimin e ardhshëm të ekranit digjital”, shtoi Dr. Layman. Pra, rregullimi i zakoneve tuaja të kohës para ekranit mund të jetë diçka për t’u marrë parasysh. Përveç rregullit 20-20-20, ai rekomandon rregullime si marrja e pushimeve të shpeshta për të bërë një aktivitet pa ekran.
Ndërsa punoni, sigurohuni që kompjuteri juaj të jetë i vendosur në nivelin e syve me kontrast të mirë dhe ndriçimi i rregulluar mund të zvogëlojë tendosjen e syve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?