Profesioni që është më pak i rrezikuar për momentin nga ChatGPT, sipas një studimi

Inteligjenca Artificiale po bën bujë me përditësime të shumta rreth kapaciteteve që nxisin frikën tek masa.
Në vazhdën e lansimit të ChatGPT, platforma teknologjike me rritje më të shpejtë ndonjëherë – është diskutuar se Inteligjenca Artificiale do t’ua marrë punën shkrimtarëve, artistëve, muzikantëve dhe koduesve, etj.
Por një profesion mund të jetë i sigurt për momentin. Sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young (BYU) në SHBA, kontabilistët njerëzorë ende e kalojnë ChatGPT-n në provimet e kontabilitetit, transmeton Telegrafi.
Studimi përbëhej nga 327 bashkautorë nga 186 institucione të ndryshme arsimore në 14 vende, në përgjithësi duke kontribuar me 25,181 pyetje të provimit të kontabilitetit në klasë.
Pyetjet mbuluan sistemet e informacionit të kontabilitetit (AIS), auditimin, kontabilitetin financiar, kontabilitetin menaxherial dhe tatimet. Ato ndryshonin në vështirësi dhe lloj, duke përfshirë e vërtetë dhe false, zgjedhje të shumëfishta dhe përgjigje të shkurtra.
Dhe ChatGPT – pasi kishte kaluar më parë provimet juridike ndër të tjera – çuditërisht performoi mirë. Mesatarja e përgjithshme e tij ishte 47.4 për qind, duke ecur më mirë se studentët njerëz në 11.3 për qind të pyetjeve. Ai bëri veçanërisht mirë në AIS dhe auditim.
Por studentët ia kaluan makinës në përgjithësi. Notat mesatare të tyre arritën në 76.7 për qind dhe ata ishin më të mirë në pyetjet mbi vlerësimet tatimore, financiare dhe menaxheriale, ndoshta sepse ChatGPT luftoi me proceset matematikore të kërkuara për llojin e fundit.
Për sa i përket llojit të pyetjes, ChatGPT doli më mirë në pyetjet e vërtetë e pavërtetë (68.7 për qind të sakta) dhe me zgjedhje të shumëfishta (59.5 për qind), por kishte vështirësi me pyetjet me përgjigje të shkurtra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Ndalohet përdorimi i iPhone në Siri

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë