Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pati debat me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ditën e mërkurë (23.05) në Televizionin shtetëror të Maqedonië.

Mickoski në këtë debat ''Ky është thelbi'' e ka përmendur më shumë se 10 herë dhe kjo ka ngjallur reagim tek shikuesit edhe pastaj tek përdoruesit e Tëitterit duke e tallur kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Që të dy kanë diskutuar për tema në lidhje me ekonominë, bisedimet për emrin, reformat në vend, administratën publike dhe e ardhmja e vendit.

Në përgjithësi, Mickoski është dëgjuar edhe të thotë shumë herë ''Zotëri Zaev, zotëri Zaev''. /Telegrafi/