Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

New York-u dhe Los Angeles duket se e kanë lëshuar fronin, derisa Londra mezi ka arritur të futet në top 10-ën, por Singapori vazhdon të jetë edhe këtë vit si qyteti më i shtrenjtë në botë.
Gjatë një ankete të realizuar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike, ky qytet për të tretin vit radhazi ka arritur të qëndroj në maje të top listës së qyteteve më të shtrenjta në botë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, hapësira mes Singaporit dhe dy qyteteve tjera që e ndjekin pas ishte shumë e ngushtë.
Cyrihu dhe Hong Kongu vazhdojnë të ruajnë pozitat e tyre duke ndarë vendin e dytë, ndërsa është interesant fakti se si Hong Kongu ka arritur të ngjitet për shtatë vende.
Londra, New York-u dhe Los Angeles, kanë ruajtur pozicionet e tyre duke u renditur në vendin e gjashtë, shtatë dhe të tetin, ku për New York-un kjo është pozita më e mirë që nga viti 2002. /Telegrafi/
Këto janë qytetet më shtrenjta në botë për vitin 2016:
Singapor
Cyrihu, Zvicër
Hong Kongu
Gjeneva, Zvicër
Parisi
Londra
New York
Kopenhaga, Danimarkë
Seul, Koreja Jugore
Los Angeles. /Telegrafi/





















































