Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur KQZ është e gatshme dhe se lista përfundimtare e votuesve për këtë komunë përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2,338 votues, apo 4.45 për qind më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 Qendra të Votimit me 72 vendvotime të cilat do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.


Plani i Konferencave dhe njoftimeve për media i KQZ-së për ditën e zgjedhjeve në Drenas, më 4 dhjetor, dhe të dhëna të përgjithshme do të jenë si më poshtë.

PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE 04 dhjetor 2016
07:30Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve
11:30Konferencë për media lidhur me numrin e votuesve deri në orën 11:00
15:30Konferencë për media lidhur me numrin e votuesve deri në orën 15:00
19:30Konferencë për media lidhur me mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e votuesve
:Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë
Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë.
NUMRI I VOTUESVEQENDRA VOTIMIVENDVOTIME
52 5692872
Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë. Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.
Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë:
AMBASADËORGANIZATA NDËRKOMBËTAREOJQ VendoreSUBJEKTE POLITIKEMEDIA
134514