LAJMI I FUNDIT:

Ky është mendimi disa qytetarëve rreth protestës kundër Demarkacionit

Ky është mendimi disa qytetarëve rreth protestës kundër Demarkacionit

Qytetarët e Kosovës nuk kanë mendime të njëjta rreth protestës së 1 shtatorit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në të njëjtën ditë që Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për protestë, është caktuar edhe seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mendimet e qytetarëve janë të ndryshme.


Disa nga ata mendojnë se protesta nuk do të ketë kurrfarë efekti, kurse të tjerët bëjnë thirrje tek qytetarët e tjerë që gjithsesi t’ju bashkohen protestës.

Ka edhe nga ata që preferojnë të qëndrojnë neutral karshi kësaj çështjeje.

Qytetari Bekim Gashi, ka thënë për KosovaPress se të gjithë politikanët janë të njëjtë, dhe se nuk ka ndonjë mendim të mirë për ta.

Ndërsa, sipas qytetarit, Halil Behluli, protesta do të ketë efekt, ndonëse ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestë.

E Sabit Vrajolli ka shprehë shqetësim për bojkotim të protestës nga qytetarët.

Ai iu bënë thirrje qytetarëve që të dalin, sepse, sipas tij një grup i vogël protestuesish nuk është asgjë.

Qytetari tjetër, Alush Curri ka thënë se në Kosovë nuk duhet të protestohet vetëm për demarkacionin, por edhe për korrupsionin dhe përgjimet.

Por sipas Halil Koliqit, problemet e Kosovës është vështirë me i zgjidhë me këtë udhëheqësi në përgjithësi, qoftë ata të pozitës apo opozitës.

Koliqi, e rikthen vëmendjen tek pasuritë e Kosovës, veçanërisht aspektin e Trepçës, duke thënë se ky është problemi më i madh që ka Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori