Bimët janë rezistuese ndaj thatësisë dhe lulëzojnë për mrekulli

Tashmë 22 vjet një kopsht ndër kopshtet mbretërore Hyde Hall në Essex nuk është ujitur. Megjithatë, është në “kondicion” të shkëlqyeshëm dhe tërheq një numër të madh jo vetëm të britanikëve, por edhe të turistëve të huaj.


Kopshti “Dry garden” është rregulluar vetëm me bimë që e përballojnë thatësirën, me origjinë nga Mesdheu, Australia, Amerika e Jugut dhe Afrika, transmeton Telegrafi.

Kemi mësuar cilat janë pesë bimët të cilat rriten në mënyrë të shkëlqyeshme në këtë kopsht, andaj ju sugjerojmë që së paku njërën ndër to ta mbillni në kopshtin tuaj.

Stipa gigantea 6308

Stipa gigantea (Tërshëra e artë) - bar dekorativ i butë, me gëzof që lëviz në erë dhe magjeps me tonet e saj bezhë.

Ballota acetabulosa 1

Ballota pseudodictamnus - një kaçubë jeshile e lehtë që lulëzon me lule të vogla rozë.

EschscholziaCalifornica

Eschscholzia californica (Lulëkuqja e Kalifornisë) - ka lule të mrekullueshme të verdha ose portokalli që, ashtu si çdo lulëkuqe, përhapet lehtësisht nëpër kopsht.

Hylotelephium Matrona

Hylotelephium, variant “Perandori i kuq”. Kjo bimë e mrekullueshme magjeps me sythat e saj në formë tubi, gjethet e purpurta dhe lulet e vogla rozë.

common myrtle

Myrtle - një shkurre me gjelbërim të përhershëm me origjinë nga Evropa Juglindore, zbukuron kopshtin me lule të shumta të bardha në fund të verës.

/Telegrafi/