“Ky është Dritëroi im”, është titulli i librit më të ri kushtuar Dritëro Agollit, i cili del në dritën e botimit në një situatë të vështirë të krijuar nga pandemia Covid -19, siç njofton e bija e shkrimtarit Elona Agolli. Ajo shprehet se projekti për librin me kujtime “u la në mes” nga bashkëshortja e shkrimtarit të madh, Sadije Agolli, e cila ndërroi jetë në mënyrë të papritur një vit më parë.
Libri që sapo ka dalë në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Dritëro” ka rreth 1000 faqe me kujtime dhe mbresa kushtuar për këtë personalitet të shquar të letrave shqipe.
Në librin “Ky është Dritëroi im” janë përfshirë plot 120 autorë. Mes tyre ka shkrimtarë dhe publicistë, personalitete të njohura të artit dhe të kulturës, të politikës e të shkencës, të botës akademike e personalitete nga fusha të ndryshme të jetës e veprimtarisë shoqërore.
Të gjithë kanë rrëfyer lirshëm dhe pa fshehur asgjë nga mënyra e sjelljes dhe e jetesës së shkrimtarit. Të gjithë shkruajnë atë që kanë parë e përjetuar për shkrimtarin dhe poetin e madh shqiptar.
“’Nuk do ta mbarojmë dot këtë libër. Vështirë më duket’, shpesh më përsëriste mami, kur të dyja bënim përmbledhjen e shkrimeve të dërguara apo faqet e redaktuara bashkërisht. Dhe, ndodhi që pa u përfunduar redaktimi , mami të ndahej nga jeta. Ajo parandjente diçka, ndjente që nuk do ta përfundonte këtë libër të nisur me aq pasion e këmbëngulje nga vetë ajo. Parandjente që thirrja e babit për t’u përafruar me të ishte shumë e fortë”, thotë Elona. “Shpesh e gjeja veten duke folur me zë të lartë: Do ta botoj librin e kujtimeve dhe do ta kushtoj ty mam”.
E, megjithatë libri doli. Kujtimet e rrëfenjat e bukura në librin vijnë si dëshmi të jetuara, duke gdhendur në kujtesën e lexuesit jo vetëm profilin e shkrimtarit të madh që mbeti aq njerëzor e zemërmadh deri në fund të jetës së tij. Kjo dëshmi e personalitetit të tij vjen në këtë libër nga Ismail dhe Helena Kadare, Rexhep Qosja, Moikom Zeqo, Zija Çela, Frrok Çupi, Teodor Keko, Ilir Meta, Pandeli Majko, Arben Malaj, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Sabit Brokaj, Bardhyl Londo, Muntaz Dhrami, Ali Aliu, Margarita Xhepa, Diana Çuli, Natasha Lako, Shaban Sinani, Pëllumb Kulla, Visar Zhiti, Bujar Kapexhiu, Ekrem Bardha, Skënder Buçpapaj, Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Luan M. Rama, Ardit Gjebrea, Zhani Ciko, Piro Milkani, Mimoza Ahmeti, Mentor e Shpëtim Nazarko, Petrit Ruka, Justina Aliaj, Lazër Stani etj. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie të urta nga India: Shtëpi do të thotë grua!

Fjalë të urta popullore: Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
Luan Kryeziu: Rade Sherbexhija, kërkon të luajë rolin e Adem Jasharit!? (Video)

Fjalë të urta popullore: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe