LAJMI I FUNDIT:

Ky është drejtori i ri i TAV Maqedoni (Foto)

Ky është drejtori i ri i TAV Maqedoni (Foto)

Alp Er Tunga Ersoj është emëruar drejtori i ri i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, kompania e cila menaxhon aeroportet e Maqedonisë, ndërsa drejtori i deritanishëm Zoran Kërstevski anëtar i Bordit të drejtorëve, kumtuan sot nga “TAV Aeroporte” Stamboll.

“Dëshiroj t’i falënderoj Aeroportet TAV për pozitën e re të drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni dhe Zoran Kërstevskin për kontributin e tij menaxhues në zhvillimin e aeroporteve të Maqedonisë të cilin e arritëm deri më tani. Kemi bashkëpunuar shumë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, duke e pasur parasysh pozitën e tij të re dhe vizionin tonë për t’i bërë aeroportet e Maqedonisë qendra kryesore për trafikun ajror në rajon, duke siguruar shërbime të llojllojshme, tërheqëse jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë por edhe pasagjerët e vendeve fqinje”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ersoj.

Ersoj, nga hyrja e “TAV Maqedoni” në tregun e Maqedonisë deri më tani ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm për operacione të “TAV Maqedoni”. Ka përvojë 17-vjeçare në aviacion, ndërsa në Aeroportet TAV punon që nga viti 1999, në më shumë pozita të ndryshme – si nëpunës kujdestar i terminalit, ndërsa më pas edhe menaxher kujdestar në terminalin e aeroportit Ataturk në Stamboll, pozita në të cilat është që nga viti 2005; më pas u bë pjesë e ekipit të projektit ndërkombëtar të Aeroporteve TAV në Gjeorgji, duke punuar në pozitat – menaxher i aeroporteve në Tbilisi, ndërsa më pas zëvendësdrejtor i përgjithshëm i aeroportit ndërkombëtar Tbilisi deri në vitin 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.


Nga TAV Maqedoni kumtojnë se i kanë përfunduar 11 muajt e parë të vitit me 16 për qind rritje të numrit të pasagjerëve dhe se është arritur numër prej 1.661.010 pasagjerë. Në të njëjtën periudhë, nga janari deri në nëntor, numri i fluturimeve është rritur për 10 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori