Drita rrezikon ta humbë me rezultat zyrtar duelin me Flamurtarin edhe pse kishte humbur 2-1. Kjo pasi që Drita ka futur në lojë një lojtar të palicencuar për të luajtur në Superligë.

Në fakt, ka qenë Trepça ’89, që është ankuar. Ata pretendojnë që një 17-vjeçar nuk ka pasur të drejtë loje në sfidën që Drita e kishte humbur edhe në terren 2-1.


60179291 825381764512990 4019886396016689152 n Pamje nga ndeshja Drita - Flamurtari

Fjala është për Ardit Mustafën. Madje, për të pas ndeshjes ishte krenuar edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli, duke e quajtur të ardhme të futbollit. Ai kishte postuar një fotografi me futbollistin.

Në rast se miratohet ankesa e Trepçës ’89, Drita mund të dënohet prej tri deri në 12 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app