LAJMI I FUNDIT:

Ky është arsyetimi i gjyqtarit Kalludra për lirimin e Azem Sylës

Ky është arsyetimi i gjyqtarit Kalludra për lirimin e Azem Sylës

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është liruar sot nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri deri në epilogun e procesit gjyqësor. Ndërsa është siguruar aktvendimin, në të cilin janë sqaruar arsyet e lirimit të tij nga paraburgimi.

Nga masa e paraburgimit u lirua edhe i akuzuari Ilaz Syla, por atij iu caktua masa e paraqitjes në stacionin policor.

Ndërkaq, kundër të akuzuarit Lubisha Vujoviq vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj.


Paraprakisht, prokurori me propozimin e datës 6 mars të vitit 2018 ka kërkuar që të akuzuarve Azem Syla, Ilaz Syla, dhe Lubisha Vujoviq t’u vazhdohet masa e paraburgimit me arsyetimin se nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për të cilat edhe iu është caktuar e vazhduar paraburgimi.

Më tutje, prokurori ka shtuar se për të akuzuarin Azem Syla ekziston rreziku se do të pengojë rrjedhën e procedurës nëse gjendet në liri, ashtu që mund të ndikojë në dëshmitarë.

Në arsyetimin e aktvendimit, të cilin e ka siguruar Kallxo.com, Gjykata ka vlerësuar se qëndrimi i tij në paraburgim nuk është i domosdoshëm.

Sipas aktvendimit, Gjykata ka shqyrtuar pretendimin e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit, e edhe duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare për ekzistimin e rrethanave të pengimit të rrjedhës së procedurës penale sa i përket të akuzuarit Syla.

Gjykata nuk ka gjetur rrethana konkrete të cilat së paku e bëjnë të besueshëm faktin se të qenët në liri Syla do ta pengojë rrjedhën dhe zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale.

“Pretendimet e prokurorit për ekzistimin e rrethanave të tilla, janë të një periudhe të kahershme kohore, pra e gjysmës së dytë të vitit 2016, nga kjo datë e këndej nuk ka ndonjë të dhënë konkrete e të besueshme, për mundësinë e ndikimit a frikësimit të dëshmitarëve në këtë çështje penale. Pretendimet e prokurorit për ekzistimin e rrethanave të tilla, janë të një periudhë të kahershme kohore, pra e gjysmës së dytë të vitit 2016, nga kjo datë e këndej, nuk ka ndonjë të dhënë konkrete të besueshme, për mundësinë e ndikimit a frikësimit të dëshmitarëve në këtë çështje penale”, thuhet më tej në arsyetim, raporton Kallxo.com.

Azem Syla lirohet nga paraburgimi
Lexo po ashtu Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Më tej, arsye tjetër që Gjykata ka liruar Azem Sylën është se procedura hetimore ka përfunduar ashtu që janë siguruar të gjitha dëshmitë dhe provat materiale, mbi të cilat edhe është ngritur kjo aktakuzë.

“Bazuar në arsyetimin e prokurorit të EULEX, për mundësinë e pengimit të rrjedhës së procedurës nga i akuzuari Azem Syla, i njëjti mund ta bënte një tentim të tillë të pengimit në procedurë edhe nga gjendja e tij në të cilën ndodhet tani, e edhe përmes të bashkakuzuarve tjerë të cilët ndodhen në mbrojtje në liri, nëse edhe atëherë, nuk paska tentuar personalisht edhe drejtpërdrejtë vet të ndikojë a frikësojë dëshmitarët e rastit, aq më tepër edhe për faktin e pamundësisë së ndikimit te dëshmitarët në këtë fazë të procedurës, kur dihet për bazë fakti se një pjesë e dëshmitarëve kanë dhënë dëshminë në hetuesi të veçantë, dhe nuk është fare e nevojshme prezenca dhe dëshmia e të njëjtëve në seancat e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet më tej në aktvendim.

Një arsye tjetër, sipas aktvendimit, është se i akuzuari është në trajtim shëndetësor në QKUK në Prishtinë dhe qëndrimi i të njëjtit në paraburgim mund ta përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore, e që në fakt kjo rrethanë edhe mund ta pengonte zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale dhe gjykimin e kësaj çështje penale brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Këto ishin rrethanat të cilat ia mundësuan Sylës lirimin nga paraburgimi, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë rrethanë konkrete e cila do të ishte e besueshme se i akuzuari mund të arratiset nga vendbanimi apo vendqëndrimi.

Kryetari i trupit gjykues pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorit të EULEX për vazhdimin e dy të akuzuarve të tjerë, Lubomir Vujoviq dhe Ilaz Syla ka gjetur se ndaj Vujoviqit vazhdimi i paraburgimit  është i nevojshëm sepse edhe më tutje qëndron baza ligjore sipas së cilës edhe i është vazhduar, ndërkaq për të akuzuarin Ilaz Syla ka vlerësuar se nuk është i domosdoshëm qëndrimi i tij në paraburgim duke ia zëvendësuar masën me atë të paraqitjes në stacion policor, si masë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të njëjtit në procedurë,

Në rastin konkret, kryetari i trupit gjykues ka gjetur se kushtet e veçanta për vazhdimin e masës së paraburgimit janë plotësuar vetëm kundër të akuzuarit Lubomir Vujoviq, meqë i njëjti ka banim të përhershëm në Serbi dhe është shtetas i Serbisë, dhe se nëse i njëjti do të lirohej në mbrojtje në liri, ekziston rreziku i arratisjes në Serbi.

Sipas aktvendimit, në rast se një gjë e tillë do të ndodhte atëherë sigurimi i prezencës së tij do të ishte i pamundur.

Sa i përket të akuzuarit Ilaz Syla, përkundër kërkesës së prokurorit për vazhdimin e paraburgimit, gjykata ka vlerësuar se edhe me masa më të buta se paraburgimi, mund të sigurohet prania e të akuzuarit në procedurë, e sidomos edhe me faktin se të njëjtit do t’i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit.

Ndryshe, gjykimi ndaj tij për akuzat për rastin “Toka” do udhëhiqet nga gjykatësi Beqir Kalludra.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori