LAJMI I FUNDIT:

Ky është aktvendimi që mbylli seancën e Salih Mekajt (Dokument)

Ky është aktvendimi që mbylli seancën e Salih Mekajt (Dokument)

Është siguruar aktvendimi me të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën që seancat ndaj ish-kryetarit të Apelit Salih Mekaj të mbahen të mbyllura.

Sipas aktvendimit të siguruar nga KALLXO.com kërkesa për mbylljen e seancës ndaj Mekajt u bë nga avokati Besnik Berisha që në këtë rast mbron Vlora Goranin.

Besnik Berisha është këshilltar i Kryeministrit Mustafa, ndërsa mbrojti në një proces gjyqësor djalin e Kryeministrit.


Në aktvendim gjithashtu vend të posaçëm zë fakti se kërkesa për mbylljen e seancës u mbështet edhe nga prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari.

Në aktvendimin e nxjerrë nga gjyqtari Shashivar Hoti me të cilin gjykimi ndaj kryetari të dorëhequr të Gjykatës së Apelit do të mbahet larg publikut, përveç se citohet neni përkatës i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës nuk jepen detaje tjera dhe askund nuk përmendet interesi i publikut kosovar për të ditur se cilat janë veprimet që rëndojnë njërin nga figurat kyçe të drejtësisë në Kosovë.

Sali Mekaj i ofroi dorëheqjen KGJK-së më 13 shtator
Lexo po ashtu Sali Mekaj i ofroi dorëheqjen KGJK-së më 13 shtator

“1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me propozimin e palëve, ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të përjashtojë publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, ose nga një pjesë e tij, kur kjo është e nevojshme për:

1.4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, thuhet në aktvendim.

Në aktvendimin e gjykatës konstatohet se mbyllja e seancës ishte instrumenti i vetëm për të mbajtur larg publikut dhe mediave komunikimin e zhvilluar në mes të kryetarit të dorëhequr të Apelit, Salih Mekajt dhe të akuzuarës tjetër në këtë rast Vlora Gorani.

Lidhur me mbylljen e njërit nga proceset më të rëndësishme në vend, gjatë ditës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, përmes rrjetit social Facebook e cilësoi vendimin të padrejtë.

“Vendimi për me e mbyllë seancën gjyqësore ndaj ish- kryetarit të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj përveç që është i pa drejtë na tregon edhe një herë se sa i kujdesshëm është sistemi gjyqësorë për mos me ju dalë marret në shesh”, shkroi Gashi.

Gashi më tej thotë se pesha e detyrës që mbante Mekaj obligon që publiku të jetë i informuar për veprimet e tij.

“Sali Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e nëse gjatë detyrës zyrtare akuzohet për vepra që munden me thy etikën, populli duhet me e ditë. Nuk është e drejtë që duke i mbyllë seancat me tentu me i mbyllë marret e drejtësisë”, shkroi Gashi më tej.

Gashi thotë se nëse do të duhej që procesi patjetër të mbyllej duhet të mbyllej vetëm pjesërisht, e në asnjë formë mbyllje e tërësishme në të gjitha fazat. /KALLXO.com/

aktvend

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori