Një Volkswagen Beetle me vetëm 3.2 kilometra të kaluara është shitur për 57 mijë euro.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, ky Beetle Karmen Cabriolet ngjyrë kafe e vitit 1979 u zbulua, i mbuluar brenda një garazhi.


Makina fillimisht ishte vendosur në shitje me një çmim midis 11 mijë dhe 13 mijë euro nga Classic Car Auctions por ngjalli konkurrencë midis blerësve.

b

Sipas një zëdhënësi të këtij ankandi, blerësi paraprak besohej të ishte një “tregtar makinash Midlands, i cili e bleu dhe e ruajti si thesar”.

e

Gjithashtu thuhej se kjo makinë kishte në orë vetëm 3.2 kilometra. /Telegrafi/