Hidhini një sy fotove dhe gjeni frymëzim për stilimin e radhës

Do të shkojë shumë me atlete dhe stil sportiv, por edhe me kombinime elegante.


Në trend janë ngjyrat e ndezura njëngjyrëshe, si dhe ato me printe të spikatura, transmeton Telegrafi.

Shallet janë një detaj i preferuar i modës dhe na japin ide të shkëlqyera se si mund t'i stilojmë këtë vjeshtë dhe dimër.

Mënyra gjithnjë e më popullore e veshjes së këtyre shalleve do të theksojë belin dhe do ta transformojë tërësisht stilin.

Vendoseni mbi supe, dhe më pas fiksojeni në bel me një rrip dhe do të merrni këtë pamje interesante.

1cf4654ceeed18064decefd3600ad1570

Ose thjesht rrotulloni shallin mbi njërën shpatull. Do të dukeni absolutisht me elegancë.

2ae4fe636b63c5037728e7e1dc67b71bd

Bëni një ponço nga një shall. Duhet ta pranoni se duket interesante.

393192ddf744552376d0a0200dc5fe966

Shallet e thurura as këtë sezon nuk po zbresin nga froni i modës. Nuk do të gjeni asgjë më të ngrohtë.

4d287d0e1197dd7fb2dd74dbd7fd1bc7d

Me ndihmën e shalleve me ngjyra të ndezura, stilimi do të marrë një notë më interesante në çast.

59fc38e3517292761dfe0083f88479c2a

/Telegrafi/