LAJMI I FUNDIT:

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli – shpreson t’i bashkohet gjigantit evropian

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli – shpreson t’i bashkohet gjigantit evropian

Pasi agjenti i Kvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet nga Napoli, pasi ardhja e Antonio Contes nuk e emocionon atë.

Gjeorgjiani është ende nën të njëjtën kontratë që nënshkroi kur mbërriti nga Dinamo Batumi në verën e vitit 2022, kështu që fiton vetëm 1.5 milionë euro në sezon.

“Interesimi nga klubet saudite nuk është i vërtetë, por ka interesim dhe një ofertë nga PSG. Gjithçka varet nga Napoli dhe De Laurentiis”, deklaroi agjenti i Kvaras, Mamuka Jugeli.


Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë për paratë, por për zhgënjimin në rritje që ishte plotësisht i dukshëm në performancat e tij gjatë vitit të kaluar.

Kvaratskhelia në mënyrë të përsëritur dukej i irrituar kur u zëvendësua nga ndonjë prej tre trajnerëve në krye të Napolit këtë sezon, ndërsa ai ishte gjithashtu i acaruar nga loja që ka bërë ekipi në sezonin që lamë pas..

Tani, Sports Zone në Francë raporton se ‘Kvaradona’ dëshiron të largohet nga Napoli këtë verë edhe sepse ai nuk është i emocionuar nga ideja që Conte të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm.

PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes
Lexo po ashtu PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes

Nëse përdoret në formacionin 3-5-2, atëherë ai do të ishte më larg portës dhe akoma më i frustruar.

Paris Saint-Germain po kërkon një lojtar për të ndezur skuadrën pas humbjes së Kylian Mbappes dhe Kvaratskhelia do t’i përshtatej listës së tyre të pagave.

La Gazzetta dello Sport raporton se PSG ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me Kvaratskhelian, megjithëse Napoli mund të dëshirojë më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori