Kuvendi votoi themelimin e universitetit ''Damjan Gruev''

Në kuadër të seancës së 108-të të kuvendit të Maqedonisë, me 62 vota ''për'' dhe 1 votë ''kundër'', u miratua Ligji për plotësimin e Ligjit për themelimin e universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe, ''Damjan Gruev'' në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Meqenëse diskutimi për këtë ligj përfundoi në seancën e mëhershme, në këtë seancë deputetët u desht vetëm të votojnë.
Votimi i universitetit i hapi rrugën fillimit të vazhdimit të seancës së 110-të, ku deputetët votuan me procedurë të përshpejtuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për ndërtim, ndërkaq u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të prodhimeve bujqësore organike./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































