Me 67 vota ''për'' dhe 6 vota ''kundër'', kuvendi i Maqedonisë e ka votuar ligjin për themelimin e universitetit të ri, ''Damjan Gruev'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zv. ministri i arsimit, Spiro Ristovski, theksoi ideja bazë për themelimin e këtij universiteti është rritja e cilësisë së arsimit të lartë, para se gjithash në sferat e rëndësisë së posaçme.


Kuvendi gjithashtu votoi edhe  propozim-ligjet për ndryshimet e ligjeve për arsim të lartë dhe për themelimin e Universitetit të Tetovës, që të dy me procedurë të përshpejtuar./Telegrafi/