Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të enjten më 24 mars të mbahen dy seanca.

Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,


Seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërkohë seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00.

Në këtë të fundit, përveç pikave të zakonshme, do të ketë edhe debat parlamentar të thirrur nga PDK-ja për politikën e jashtme. /Telegrafi/

276326723 3117045078561558 6621447623107572958 n