Kuvendi sot me dy seanca plenare, do të diskutohet për rritjen e çmimeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare.
Seanca nga ora 10:00 do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe debatin mbi ngritjen e çmimeve enorme.
Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve:
Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë, Projektligjit për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.
Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
Në orën 15:00 do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara të datave 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin, Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027), Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zgjedhja e dy drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”, Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregti me jashtë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për farërat, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e bimëve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Gjuetinë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore. /Telegrafi/


















































