LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi s’miraton raportin vjetor të BQK-së

Kuvendi s’miraton raportin vjetor të BQK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot nuk e kanë miratuar raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Ky raport ka marrë vetëm nëntë vota për, ndërsa është kërkuar që të ketë edhe diskutim për të në Kuvend.

“Në bazë të ligjit ky raport shqyrtohet nga komisioni për buxhet dhe i vjen seancës për informim dhe në seancë pritet të ketë diskutim nga deputetët për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend dhe kaq, pra i vjen për informim seancës dhe pritet që pritet të japim vlerësimet e tyre mbi këtë raport për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend”, ka thënë deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.


Në anën tjetër, Komisioni për Buxhet ka kërkuar që në kuadër të këtij raporti të jetë edhe guvernatori i BQK-së, por kryesia ka vlerësuar që kjo nuk është e nevojshme dhe i njëjti është hedhur në votim.

“66 deputetë morën pjesë në këtë votim, për ishin nëntë, kundër ishin 57, asnjë abstenim kështu që konstatoi që Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Bankës qendrore për vitin 2021”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Në bazë të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, brenda gjashtë muajve pas mbylljes së vitit financiar e njëjta duhet ta dorëzojë në Kuvend një raport të miratuar nga bordi në lidhje me operacionet dhe punës së BQK-së gjatë gjithë vitit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori