LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë të hënën seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë të hënën seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën pasdite, në orën 18. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi mbrëmjen e së shtunës me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Seanca e së hënës ka axhendë të paracaktuar dekretimin e ministrave të rinj, propozime të Partisë Demokratike, një ndryshim ligjor për financimin e partive dhe ç’është më e rëndësishmja, votimin e ngritjes së Komisioneve parlamentare për “Vetting”-un.

Në takimin me 140 kandidatët socialistë, Rama kërkoi angazhim maksimal në fushatë me lejtmotivin se çdo votë ka rëndësi.


Gjatë takimit, i konceptuar si një darkë informale, kryeministri ka shpjeguar edhe qëllimin e marrëveshjes me demokratët, si një mundësi për të kthyer në vend normalitetin politik dhe për të krijuar siguri për ekonominë.

Për këtë çështje, kryeministri foli edhe gjatë turit të tij të paradites në Qarkun e Korçës, ku edhe i është rikthyer retorikës së fortë politike ndaj Partisë Demokratike, vetëm pak ditë pas marrëveshjes me të.

Ai e ka quajtur PD-në forcë të rrezikshme dhe pa vizion për shtetin. Gjithashtu, Edi Rama, për herë të parë u ka kërkuar shqiptarëve t’i japin Partisë Socialiste shumicën e nevojshme, pra për të marrë 71 mandate dhe për të qeverisur pa LSI-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori