LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për drejtësi për fëmijët

Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për drejtësi për fëmijët

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për drejtësi për fëmijët. Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Përpunimi i këtij ligji, theksojnë nga atje, ishte gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijë, UNICEF-it dhe organizatave joqeveritare

“Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit;


Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit;

Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale;

Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj fëmijës dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi institucional, material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.

Karakteristikë bazë e Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi i drejtësisë restauruese, gjegjësisht procedurave jashtëgjyqësore për veprimin e fëmijës që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje.

Risi mjaft e rëndësishme me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin e fëmijës viktimë”, njoftojnë nga MD.

Nga atje shtojnë se në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij ligji, përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër penale e dhunës dhe akteve të tjera të dhunës individuale ose grupore, ndahen mjete në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori