Kuvendi i ri i Kosovës, kështu do të jetë shpërndarja e deputetëve

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Pasi janë numëruar votat nga diaspora, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, KQZ do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas certifikimin e tyre.
Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:
LVV – 58 deputetë PDK – 19 deputetë LDK – 15 deputetë AAK – 8 deputetë Lista Serbe – 10 deputetë KDTP – 2 deputetë RI - 2 deputetë IRDK – 1 deputet Vakat – 1 deputet PDAK – 1 UZ-AH – 1 NDS – 1 JGP- 1 NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.
Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i nevojitet një koalicion vetëm me partitë minoritare jo-serbe.
*Rezultati mund të ndryshojë vetëm te mandatet e partive minoritare, pasi KQZ të përditësojë rezultatin pasi u rinumëruan disa qindra kuti të votimit./Telegrafi/


















































