Ende nuk dihen zyrtarisht emrat e të gjithë deputetëve të legjislaturës së re, por megjithatë në media kanë dalë emra të shumtë të subjekteve politike që ishin në garë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas analistëve politikë, ka emra të rinj, por ka edhe shumë emra të vjetër që nuk i kanë dhënë asgjë Kuvendit në legjislaturat e kaluara.
Fushata vetëdijëuese #AsUne, megjithatë, vlerësohet se ka ndikuar në vendimin e votuesve.
Legjislatura e re pritet të ketë emra të rinj, por po ashtu, ka edhe shumë riciklime të deputetëve nga legjislaturat e kaluara.
Opinionisti Imer Mushkolaj thotë se përkundër disa emrave të rinj, shihet që do të ketë edhe emra që nuk i kanë dhënë asgjë të re Kuvendit, nuk kanë folur madje asnjëherë në Kuvend, apo ndoshta edhe emra që kanë të kaluar kriminale e korruptive.
“Pse ka ndodhur kjo? Duke pasur parasysh se shoqëria kosovare është e vogël dhe ende funksionon me idenë e militantizmit, atëherë unë besoj se kjo ka qenë një ndër arsyet që janë votuar emra të tillë, emra që kanë qenë në të kaluarën dhe tani”, tha Mushkolaj, për Radio Kosovën.
Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, lansoi fushatën vetëdijësuese #AsUne, e cila për qëllim kishte ndikimin tek partitë që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive.
Kjo fushatë, sipas Mushkolajt, bashkë me deklarimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, ka ndikuar në vendimin e votuesve.
Edhe Artan Canhasi nga ky koalicion i OJQ-ve, thotë se fushata #AsUne, ka qenë e suksesshme, ngase në masë të madhe subjektet politike nuk kanë kandiduar persona me të kaluar kriminale e korruptive.
“Presim edhe rezultatet finale të certifikimit të deputetëve, të shohim se sa ka qenë ndikimi ynë në eliminimin e atyre rasteve që ne mendojmë se nuk është dashur të jenë në listat e kandidatëve. Sadopak kemi arritur që të eliminojmë ndonjë kandidat apo deputet të ardhshëm i cili ka mundur të jetë i përfshirë në afera korruptive”, ka thënë Canhasi për Radio Kosovën.
Thirrje për partitë që të mos kandidojnë persona me të kaluar kriminale apo korruptive, në vazhdimësi kanë bërë edhe përfaqësuesit diplomatik në Kosovë.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it patën kërkuar nga subjektet politike që të kenë kujdes se çfarë njerëzish po përfshijnë në listat zgjedhore, duke bërë thirrje që mos të përfshihen persona të inkriminuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë