Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është debatuar për vërshimet e ditëve të fundit, që përfshinë disa zona të komunës.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, që u kryesua nga Fatmir Gashi, e ku mori pjesë është nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës, është debatuar lidhur me aktivitetet e ndërmarra, gjendjen e krijuar dhe pasojat e shkaktuara nga vërshimet e javës së fundit në territorin e Komunës së Podujevës.
Në cilësinë e shefit të grupit të këshilltarëve të LVV-së, dhe si iniciues për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, Fitim Haziri, paraqiti para këshilltarëve argumentet dhe nevojën e debatit lidhur me vërshimet e fundit.
Këshilltari Haziri numëroi disa nga zonat më të goditura nga vërshimet, duke propozuar masat që duhet të ndërmerren dhe nevojën e rritjes së buxhetit komunal për vazhdimin e zgjerimit dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, prezantoi informatën për vërshimet e fundit, duke thënë se ekipi komunal i emergjencave dhe kompania e kontraktuar për intervenim me mekanizëm, gjatë gjithë kohës kanë qenë në teren për të intervenuar aty ku ka mundur të intervenohet, në evitimin pasojave të vërshimeve dhe evakuimin eventual të qytetarëve.
Drejtori Muçiqi tha se pavarësisht investimeve që janë bërë në zgjerimin dhe pastrimin e një pjese të madhe të shtretërve të lumenjve, vërshimet kanë qenë të pashmangshme për shkak të vëllimit të madh të ujit, si pasojë e shkrirjes së menjëhershme të borës të përcjellë me reshje shiu.
“Krahas investimeve të bëra gjatë viteve të fundit në zgjerimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe ndërtimin urave, Komuna edhe gjatë këtij viti ka planifikuar një buxhet prej 280 mijë euro, për zgjerimin e një segmenti të lumit Llap dhe të lumit Dumnica”, tha drejtori Muçiqi.
Ai bëri të ditur se komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është në teren dhe po bën regjistrimin e dëmeve dhe kërkoi nga këshilltarët që edhe ata të kontribuojnë në këtë drejtim duke bashkëpunuar me komisionin.
Në diskutimet e këshilltarëve lidhur me këtë çështje u identifikuan zonat dhe lokalitetet të cilat kanë qenë më të atakuara gjatë këtyre vërshimeve dhe u propozuan masat dhe veprimet që duhet të ndërmerren me prioritet në mënjanimin e rrezikut nga vërshimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë