Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje projekt-rezolutën lidhur me thellimin e reformave për sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Ajo mori 76 vota pro dhe vetëm 2 vota kundër, ndërsa deputetë të opozitës nuk morën pjesë në votim.
Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë seancës së debatit se ky një është hap i ri në luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian gjatë pesë viteve të ardhshme.
Duke iu përgjigjur dyshimeve të opozitës se shumica po pengonte punën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zoti Rama, theksoi se SPAK-u ka mbështetjen pa kushte të shumicës socialiste, e cila, sipas tij, po e lufton korrupsionin prej 10 vjetësh, dhe për këtë arsye ka ndodhur çelja e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Edhe proceset penale për zyrtarët e të gjitha niveleve, me hetimet, akuzat, dënimet e tyre po ndodhin pikërisht sepse lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë, kundër korrupsionit, është e vërtetë, është serioze dhe është pa kthim. Prandaj kush rri dhe numëron, “u thirr ky e u thirr ai, u arrestua ky, u arrestua ai, u dënua ky, e u dënua ai”, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje me iluzionin se do të na kthejë ne, popullin kundër, thjesht do të zhytet vetë përditë e përditë në atë baltë, do të zvogëlohet nga pafuqia dhe do të nxihet nga mëria”, tha zoti Rama.
Ai shpjegoi sot nismën e shumicës socialiste për një cikël të ri reformash të thella mbi mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit si një mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.
Zoti Rama theksoi se nisma që merr jetë me këtë rezolutë, buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte dhe reflekton nivelin rritur të sfidës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me të gjitha detyrimet që burojnë prej saj.
Ai u bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Një komision i posaçëm parlamentar ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi do të ngrihet menjeherë pas miratimit të rezolutës nga shumica socialiste.
Por opozita shprehu edhe sot skepticizmin për këtë nismë të Partisë Socialiste të cilën e shohin si “një akt elektoral, i cili vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme pasi socialistët kanë qeverisur 11 vite, duke përlyer vendin me afera të rënda korruptive”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për gazetarët se nisma e socialistëve mund të jetë “akt elektoral apo një komplot i pisët kundër SPAK”.
Ai theksoi qëndrimin e Partisë Demokratike që opozita nuk do të votojë asnjë rezolutë që dëmton reformën në drejtësi, dhe në veçanti punën e SPAK, kundër korrupsionit qeveritar. Ai tha se partia që ai drejton ka qenë dhe mbetet e vendosur në mbështetje të çdo nisme dhe ligji kundër korrupsionit, por ajo nuk nuk do të votojë dhe nuk do të mbështesë nisma që godasin SPAK-un.
“Partia Demokratike as nuk do të ngrejë kartonat as nuk bëhet pjesë dhe as nuk do të mbështesë, përkundrazi do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor, për të mos thënë i vetëm, që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar. Ne kërkojmë fuqizimin e SPAK-ut dhe për këtë kërkojmë votat e Partisë Socialiste për amendamente që kanë tash e sa muaj në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Basha, duke renditur propozimet mbi vetingun e pasurive dhe kontakteve të mundshme me krimin për shtetarë dhe politikanë në qeverisjen qendrore e vendore.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për gazetarët se nisma e socialistëve mund të jetë akt elektoral apo një komplot i pisët kundër SPAK. Ai theksoi qëndrimin e Partisë Demokratike që opozita nuk do të votojë asnjë rezolutë që dëmton reformën në drejtësi, dhe në veçanti punën e SPAK, kundër korrupsionit qeveritar.
Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se projekt-rezoluta e socialistëve është e panevojshme, ndaj ky grup nuk do ta votonte atë, duke theksuar se kur opozita denonconte korrupsionin, kryeministri Rama e mbronte, ndaj ai nuk është as i gatshëm as i aftë ta luftojë këtë dukuri.
“Korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe me rezoluta, por me akte konkrete, që zotit Rama I mungojnë.. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjëherë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë. Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vet seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin”, tha zoti Bardhi.
Ai renditi një seri aferash të dyshuara korruptive që, sipas tij opozita i denonconte dhe zoti Rama i mbron prej 11 vitesh, duke nisur nga inceneratorët, shëndetësia, bashkia e Tiranës, kanabizimi i vendit, korrupsioni zgjedhor, koncensione, klientelizma dhe PPP-të.
SHBA dhe BE kanë reaguar më herët lidhur me këtë nismë të socialistë për një cikël të ri reformash. Ambasada amerikane e cilësoi nismën e socialistëve si një “propozim premtues”, dhe nënvizoi se “si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme, ndërsa bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”.
Delegacioni i BE-së deklaroi se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve”. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bedri-hamza-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti