LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton planin e veprimit për ERA II

Kuvendi miraton planin e veprimit për ERA II

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar planin e veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për agjendën për Reforma Evropiane.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se qëllimi i ERA 2 është që t’i jepet vëmendja më e lartë politike realizimit të reformave kyçe ekonomike, për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e qeverisjes së mirë.

“Plani i veprimit ERA II është rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta në nivelin më të lartë politik për të intensifikuar zbatimin e reformave kyçe me qëllim përmbushjen e detyrimeve nga MSA-ja. Negociatat me BE-në për prioritete janë përmbyllur pasi kemi marrë detyrën, ndërsa pas kësaj është përgatitur plani i veprimit…Qëllimi i ERA 2 është që t’i jepet vëmendja më e lartë politike e realizimit të reformave kyçe ekonomike për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e qeverisjes së mirë. Të shërbejë si instrument për zbatimin e MSA-së dhe reformave të të tjera fondamentale”, tha ai.


Përkrahje këtij plani të veprimi i dhanë edhe grupet parlamentare opozitare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori