Propozim-vendimi i Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRRE-së ka shkaktuar polemika të ashpra në debatin e sotëm të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Anëtarët e partive opozitare nuk e kanë përkrahur raportin e Qeverisë me propozime, pasi sipas tyre është komprometuar dhe kërkuan të hiqet nga rendi i ditës. Me shumicë votash u vendos që deri në mbledhjen e ardhshme të japë një sqarim Qeveria përse është larguar kandidati i tretë prej garës, i cili ka pasur më së shumti pikë gjatë poentimit.
Qeveria ka propozuar Bekim Jakupin dhe Petrit Pepajn për kryesues, ndërsa ka hequr kandidatin e tretë Fadil Ismajli nga gara, për çka nuk janë pajtuar deputetët e opozitës, Mimoza Kusari, Dardan Sejdiu dhe Hykmete Bajrami.
Anëtarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të procedohet për bordin e ZRRE pa sqarime shtesë nga Qeveria.
“Letra e cila na ka ardhur prej Zyrës së Kryeministrit në kërkesat që ne i kemi bërë për sqarime nuk ka sjellë asnjë sqarim. Nuk e kemi të qartë pse prej tre anëtarëve të kualifikuar përfshirë anëtarin me më së shumti pikë, dhe në vend të tre anëtarëve janë sjellë dy. Kryetare të lutna, nuk është kjo çështje pozitës dhe opozitës. As nuk është çështje politike, është çështje profesionalizimi. Qeveria neve na ka ofenduar me përgjigjen me përgjigjen që kryeministri Ramush Haradinaj ia dërgoj këtij komisioni”, tha ajo.
Deputeti Dardan Sejdiu ka shfaqur brengën për largimin nga lista të Fadil Ismajlit i cili ka pasur më së shumti pikë, duke thënë se kjo është komplet shpërfillje.
“Konsulenti me të cilin keni nënshkruar ju si pushtet kontratë për mbikëqyrje të procesit për konsulentë, për monitorim, për këshillim thotë: ‘personi më i thirrur për pozitën e kryesuesit e Bordit të ZRRE-së është personi me 36.5 pikë që është Fadil Ismajli. Personi numër dy është Bekim Jakupi dhe personi numër tre është Petrit Pepaj. Këta tre kanë me ardhur në kuvend. Asnjë pikë të përbashkët politikisht nuk e kam me z. Ismajli. Është një person i cili e ka privatizuar komplet sistemin energjetik, por ky nuk është diskutimi sot”, theksoi Sejdiu.
Anëtari i Komisionit Muharrem Nitaj tha se duhet të procedohet me këtë rend të ditës dhe se nuk ka shkelje ligjore në këtë rast.
“Për mua nëse shkruan që Qeveria e Kosovës i dërgon nga lista e përzgjedhur e kandidatëve së paku dy emra në seancë plenare edhe ne duhet ta trajtojmë në Komisioni, për mua qeveria nuk e ka shkelur as ligjin, as dispozitat ligjore. Thash, kam rezervat e mia edhe për kandidatët dhe ju lutemi t’i ndani këto dy gjëra”, ka thënë Nitaj.
Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit dhe Hykmete Bajrami kanë polemizuar lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, me të cilën parashihej votimi i kandidatëve për kryeses të Bordit të ZRRE-së.
“Pse nuk e ka sjellë qeveria X emrin, kjo është një çështje shumë minore që unë konsideroj karshi asaj që bordi duhet me u plotësua. (Ndërhyrje nga Hykmete Bajrami: Nëse donë me qitë në votim pa diskutuar, ne qohem dhe e humbin kuorumin. Ju vazhdoni me mbajte mbledhjen). Hikmete dil e disktuo t’i me media dhe thirri në zyrën tënde të partisë atje dhe fol gjithë ditën se Qeveria po e shkel ligjin, nuk po sjellë emra të caktuar e kështu me radhë. Fjalën nuk ta ndaloj, fol gjithë ditën deri në mbrëmje, deri në mëngjes. Fol sa të duash Hikmete, por nuk e ke mirë. E ke qasjen tënde refuzuese për gjithçka dhe vazhdo – (Ndërhyrje)-Absolut nuk është e vërtetë”, është shprehur Hikmete bajrami)”, kështu janë shprehu deputetet Shala dhe Bajrami.
Anëtarja Hykmete Bajrami ka thënë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve duhet të respektohet pasi Qeveria ka nënshkruar një memorandum me britanikët për profesionalizëm.
Edhe deputeti Veton Berisha ka kërkuar që deri në një mbledhje tjetër të bëhet një sqarim nga Qeveria e Kosovës për Bordin e ZRRE-së.
Në komision është shqyrtuar dhe votuar raporti me amendamente për Projektligjin nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës