Qeveria e Kosovës ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e procedimit të projektligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, brenda disa ditësh, megjithëse zyrtarë të saj thanë se ende nuk është vendosur për këtë çështje.
Qëndrimet pasojnë deklarimet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, që gjatë javës vizituan Kosovën, se ‘Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit për të realizuar synimin e saj për liberalizim të vizave’ dhe rrugën evropiane.
Projektligji megjithatë, sërish u kundërshtua nga opozita në Kosovë, e cila thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj, pavarësisht qëndrimeve ndërkombëtare dhe sugjerimeve për t’i dhënë fund kundërthënies së demarkacionit.
Projektligji u tërhoq nga Kuvendi në verën e vitit të kaluar, pas një periudhe të kundërshtimeve edhe të dhunshme të opozitës, e cila e cilësoi marrëveshjen e arritur me Malin e Zi, në vitin 2015, siç tha, të dëmshme për Kosovën.
Çështja e demarkacionit, që u ndërlidh me procesin e liberalizimit të vizave nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, u ngrit sërish në vizitat në Kosovë të minsitrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, dhe edhe senatorit amerikan, John McCain. Të dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë i kërkuan institucioneve të vendit që ta përfundojnë procesin e demarkacionit të kufirit me shtetin që, siç thanë, ‘është miqësor me Kosovën’.
Senataori McCain në fjalën e tij në Kuvend, duke shprehur besimin e tij në “vazhdimin e rrugës evropiane të Kosovës’, iu tha deputetëve se “ka ardhur koha që të vazhdojë ky përparim”.
“E ndaj pikëpamjen e presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të sjellë liberalizimin e vizave dhe kjo dëshmon një hap të fuqishëm drejt të ardhmes evropiane të Kosovës”, tha McCain.
Marrëveshja për demarkimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, u nënshkrua në Vjenë në vitin 2015, në praninë e ministrit të Jashtëm të Austrisë, dhe ajo u miratua nga Kuvendi i Malit të Zi pak ditë pas nënëshkrimit.
Mali i Zi ndërkaq ka marrë dritën jeshile edhe të presidentit amerikan, Donald Trump, sikundër edhe të pothuaj të gjitha vendeve evropiane për anëtarësimin në NATO, dhe demarkacioni me Kosovën i ka shërbyer për të hapur një kapitull të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, që u gjet nën trysninë ruse në vitet e fundit.
Por megjithatë, Kuvendi i Kosovës mund ta ketë vështirë kalimin e një projektligji të Qeverisë për demarkacionin. Kryeministri Isa Mustafa tha se kurdo që koalicioni i shumicës të merret vesh, projektligji do t’i procedohet Kuvendit, i cili, siç tha, duhet të marrë përgjegjësinë për qytetarin.
“Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mbanë në izolim për kauza politike ose për interesa personale, ai Kuvend mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten”, tha Mustafa.
Por, pavarësisht krejt qëndrimeve të deritashme, përfshirë edhe rezultatet e një Komisioni shtetëror për matjen e territorit të vendit, që thonë se Kosova nuk ka humbur pjesë të territorit të saj, opozita mbetet në qëndrimin që ka pasur deri më sot. Marrëveshja, sipas saj, lë jashtë mbi 8 mijë hektarë të tokës së Kosovës dhe ajo kërkon rishqyrtimin e saj.
Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se qëndrimi i partisë së tij për çështjen e demarkacionit, nuk ka ndryshuar.
“Qëndrimi i Aleancës nuk është i përkohëshëm. Është konsistent. Sepse ne besojmë se qëndrimi i Aleancës në raport me demarkacionin ka qenë i saktë, është i saktë dhe prandaj nuk kemi asnjë arsye që të lëvizim qoftë edhe për një milimetër nga ky qëndrim”, tha Nitaj.
Sidoqoftë, demarkacioni mund të ndryshojë gjithë skenën politike në vend, varësisht nga sjelljet e deputetëve brenda Kuvendit, marrë parasysh se një numër i tyre edhe nga radhët e koalicionit qeverisës, kanë shprehur kundërshtimet ndaj tij./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi